Site icon Telegrafi

Sara Hoxha publikon fotografi në bikini të realizuar në fillim të vitit: Nisi mirë 2020-ta

Kohëve të fundit ka qenë një prej personazheve publike më të komentuar në faqet rozë.

Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila po përflitet në vazhdimësi për postimet që ndan për ndjekësit në rrjete sociale.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz në Instagram, po vazhdon të sjell imazhe të ndryshme duke mos munguar as me postime nga përditshmëria.

Ditën e sotme (e mërkurë) ajo ka ndarë një imazh në bikini të realizuar në fillim të këtij viti.

“Filloi shumë mirë, janar 2020”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha reagon ndaj kritikave dhe komenteve negative rreth shtatzënisë

Blogerja lë të nënkuptohet se ky vit nisi mirë, por që tashmë prej muajsh po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Sidoqoftë, Sara po ashtu është përfolur mjaft shumë edhe për periudhën e shtatzënisë, derisa është në pritje të një vajze me artistin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version