Sandra Bullock po shijon suksesin me filmin më të ri që po shfaqet në kinematë amerikane “Oceans 8”.
Aktorja amerikane ka një kriter të madh që u vendos producentëve para se të merr një rol në ndonjë projekt filmik hollivudiane.
Ajo nënshkruan kontrata për xhirimin e ndonjë filmi vetëm nëse nuk duhet të duhet të luajë një rol ku ka skena seksuale.
Një nga aktoret më të paguara, 53-vjeçarja ka ritheksuar edhe njëherë se nuk pranon të shfaqet në skena intime para kamerave.
Në fakt, e vërteta qëndron në atë se për të gjitha këto vite, sa i përket industrisë së tanishme filmike, kurrë nuk është shfaqur lakuriq.
“Unë nuk jam personi i cili thotë: Do ta xhiroj veten gjatë seksit, sepse dukem mirë. Nuk kam ndonjë fotografi ose xhirim nga shtrati teksa shfaqen lakuriq. Nuk dua të shikoj dhe të zbuloj se çfarë është e mirë për mua”, tha ajo për revistën “Sunday Times”.
Ndryshe, aktorja për rolin filmik që i solli edhe një çmim Oscar, “Gravity” është paguar 70 milionë euro. /Telegrafi/