Samsung tashmë është duke punuar në sensor – por do të duhet pak kohë para se të instalohet.
Samsung tashmë është duke punuar në një sensor 600 megapikselë për kamerat e celularëve me madhësi 1 / 0.57 inç. Të paktën kështu tregon një diagram i botuar nga faqja në internet Ice Universe në Twitter, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, është e paqartë nëse kjo vjen nga Samsung.
Sipas diagramit, një telefon inteligjent me modulin 600 megapikselë do të ishte i trashë 22 milimetra.
Sensori Isocell gjithashtu zë 12 për qind të pjesës së pasme të telefonit inteligjent. Kamera do të ishte gjithashtu rreth tre herë më e trashë se vetë telefoni inteligjent, siç mund të shihet në foto.
Samsung is really doing 600MP sensors! pic.twitter.com/vGgsfxsGGh
— ICE UNIVERSE (@UniverseIce) December 5, 2020
Shumica e telefonave celularë kanë trashësi më pak se 10 milimetra.
Samsung ndoshta nuk është gati për përdorimin aktual të sensorit. Një sensor 600 megapikselë u diskutua përsëri në prill pasi eksperti i Samsung i Yongin Park njoftoi se kompania po synonte një teknologji të tillë.
Huawei P40 Pro + aktualisht ka sensorin më të madh me 1 / 1.28 inç, siç raporton TheNextWeb. /Telegrafi/