Site icon Telegrafi

Samsung Galaxy S20 shihet në videon e publikuar online, para lansimit zyrtar

Një rrjedhje e re e Samsung Galaxy S20 + ka arritur para lansimit zyrtar më 11 shkurt.

Këtë herë ajo vjen nga Max Weinbach nga XDA-Developers, dhe është një video e e pajisjes reale, nga çdo kënd i mundshëm.

Mund të shohim disa nga detajet në dizajn, dhe gjithashtu konfirmohet se porti i kufjeve nuk do të përfshihet, të paktën në këtë variant.

Kjo video na lejon të shohim sensorin ultrasonik në ekran, kornizat e vogla rrethuese dhe kamerën e vetme selfie në anën e përparme të pajisjes.

Në anën e pasme, vërehet modeli i ri i kamerës me të gjithë sensorët.

Një imazh i rrjedhur gjithashtu na tregon se përdoruesit do të kenë mundësinë e përdorimit të niveleve të larta të rifreskimit 120Hz në ekranin e kësaj pajisje, ose një normë standarde të rifreskimit 60Hz. /Telegrafi/

Exit mobile version