Çfarë e bën një shtëpi ideale? Pajisje shtëpiake që mund të forcojnë vlerat e jetesës duke maksimizuar performancën, me dëshirat dhe nevojat e konsumatorëve në mendje. Menjëherë na vjen në mendje Samsung, lideri korean i elektronikës konsumatore, i cili prej më shumë se 5 dekadash, kujdeset të rinovojë në detaje përvojat e konsumatorit në një sërë kategorish si, teknologji informacioni, audio dhe video, dhe sidomos elektroshtëpiaket.
Në këtë artikull, duam t’ju sjellim në vëmendje një formacion të plotë inteligjent të lavanderisë dhe një linjë inovatore frigoriferësh bottom-mount freezer (BMF) që kursejnë kohë, energji dhe mund. Por mbi të gjitha, i bëjnë proceset e kujdesit shtëpiak të lehta, eficente dhe të këndshme.
Kurse energji, kohë dhe mund me një proces larjeje të personalizuar
Lavatriçja e re WW9800T bashkon teknologjitë më të fuqishme të Samsung që shkurtojnë kohën e larjes dhe konsumin e energjisë teksa u sigurojnë përdoruesve një përvojë të personalizuar të lavanderisë.
Teknologjia revolucionare QuickDriveTM e Samsung lejon WW9800T të shkurtojë kohën e larjes deri në 50%, dhe përdorimin e energjisë me 20%*. Kazani që lëviz në mënyrë të pavarur dhe pllaka prapa në WW9800T lejon veprime më dinamike, duke pastruar rrobat në mënyrë më të plotë në më pak kohë. Kompresori Digital Inverter i Samsung shton efikasitetin e energjisë duke përdorur magnet të fortë për performancë më të qetë dhe më të fuqishme, teksa përdor më pak energji në krahasim me një motor universal.
Lavatricet e reja vijnë gjithashtu me teknologjinë EcoBubble™ të Samsung që maksimizon efektin e detergjentit duke e shndërruar atë në flluska të buta – që lejon depërtimin më të shpejtë në pëlhura, edhe në ujë të ftohtë. Larja e ftohtë kursen energjinë e ngrohjes, duke mbrojtur gjithashtu pëlhurat dhe ngjyrat e rrobave.
Shtesa më e re në performancën e besueshme të Samsung është inteligjenca artificiale, e cila mëson modelet e sjelljes së përdoruesve për të rekomanduar cikle dhe për të ofruar një përvojë të vërtetë të personalizuar lavanderie. Me AI Control, modeli i ri nga Samsung njihet me preferencat e përdoruesit dhe kombinon ato njohuri me të dhëna për të sjellë sugjerimin e parë automatik të industrisë për ciklet e larjes në ekranin e saj. I pajisur me një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit, AI Control eliminon nevojën që përdoruesit kanë për të lëvizur mes cikle për të gjetur të duhurin, ose për të futur cilësimet e tyre të individualizuara çdo herë. Karakteristika AI Wash përdor sensorë për të zbuluar peshën e ngarkesës së lavatriçes, për të përcaktuar sasinë optimale të ujit dhe larësit për shpërndarje.
Lehtësia e përdoruesit shtrihet në procesin e tharjes me Auto Cycle Link, i cili bashkon lavatriçe dhe tharëse të pajtueshëm drejtpërdrejt për të vendosur automatikisht ciklin më të mirë të tharjes për secilën ngarkesë.
Të gjitha pajisjet në formacionin e ri të lavanderisë nga Samsung janë në përputhje me SmartThings, duke u ofruar përdoruesve kontroll mbi rregullimet e rrobave nga smartphone i tyre dhe veçori si Laundry Planner dhe Recipe Laundry për të rregulluar rutinat e lavanderisë.
Maksimizimi i hapësirës së ruajtjes me freskinë që zgjatë
Falë Teknologjisë SpaceMax™ Samsung, frigoriferët e rinj BMF maksimizojnë hapësirën pa pasur nevojë për dimensione më të gjera të jashtme që mund të përplasen me kabinetet moderne të kuzhinës. SpaceMax™ lejon që muret e brendshme të frigoriferit të jenë shumë më të holla për shkak të izolimit me efikasitet të lartë që siguron një kapacitet më të madh të brendshëm prej 385L – 18 litra më të mëdha se modeli i mëparshëm. Frigoriferët e rinj për këtë arsye përputhen me modelin standard të thellësisë së kabinetit 600 mm teksa ofrojnë më shumë hapësirë. Kjo veçori është veçanërisht e nevojshme tani, pasi rutinat e pazarit po ndryshojnë; njerëzit janë duke zvogëluar udhëtimet në dyqan për të blerë sasi të mëdha produktesh, po bëjnë blerje në internet më shumë dhe po kërkojnë zgjidhje të gatshme të gatimit për të minimizuar kohën e përgatitjes e ushqimit. Të gjitha këto tendenca çojnë në nevojën për një efikasitet më të madh kur bëhet fjalë për hapësirën e ruajtjes në frigorifer.
Kjo linjë Samsung është krijuar gjithashtu për të ruajtur freskinë e produkteve ushqimore dy herë më gjatë.** Me një kuti revolucionare Optimal Fresh+ që shërben si një sirtar i rregullueshëm, përdoruesit mund të zgjedhin që ose ta ndajnë sirtarin në dy zona me temperatura të ndryshme ose ta përdorin atë si një. Ana e majtë është më e ftohtë, kështu që është e optimizuar për ruajtjen e mishit dhe peshkut, ndërsa ana e djathtë është e shkëlqyer për frutat dhe perimet.
Modelet e reja sigurojnë që të gjitha ushqimet e ruajtura ftohen siç duhet, pavarësisht se ku vendosen brenda frigoriferit. Të pajisuar me karakteristikat më të njohura të teknologjisë së ftohjes nga Samsung, frigoriferët e rinj janë të pajisur me ftohje të gjithanshme dhe ftohje metalike për freski maksimale.
Linja BMF gjithashtu krenohet me një pamje bashkëkohore të integruar që prezanton një nivel të shtuar sofistikimi për çdo arredim modern të kuzhinës. Materiali i inoksit dhe fronti i sheshtë me shkëlqim janë përfaqësues të dizajnit të thjeshtë por të rafinuar të pajisjeve Samsung. Me pjesën e prapme që përbëhet nga një mbulesë e sigurt metalike për kabllot pas njësisë, frigoriferët BMF ofrojnë një pamje dhe qëndrim minimalist, si dhe kapacitete që i përshtaten çdo familjeje.
Kompresori për frigoriferin e fundit BMF rregullon automatikisht shpejtësinë e tij bazuar në kërkesën për ftohje në shtatë nivele. Kompresori i avancuar kërkon kështu më pak energji, minimizon zhurmën, dhe madje zvogëlon konsumin për një performancë të qëndrueshme dhe të gjatë nga frigoriferi.
Pajisje të kuruara për një shtëpi të shëndetshme
Pajisjet e lartpërmendura Samsung janë best-sellers jo më kot: ato thjeshtojnë jetën tuaj. Ju mund të kurseni kohë dhe hapësirë, të blini më pak dhe të ruani më shumë, duke e mbajtur ushqimin më të freskët, me markën e preferuar të frigoriferit në Sh.B.A sipas kompanisë Amerikane të hulumtimit të tregut TraQline. Gjithashtu, lavatricet me kapacitet të madh ju ndihmojnë të lani më shumë duke shpenzuar më pak kohë dhe energji, shoqëruar me një gamë të gjerë veçorish inteligjente të projektuara për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës. Prandaj, nëse jeni duke kompletuar ose rinovuar shtëpinë tuaj, sigurohuni të bëni investime të zgjuara për një jetesë të shëndetshme.
Bëni mirë të dini se me blerjen e pajisjeve shtëpiake Samsung mund të prisni edhe pesë vjet garanci për rehati. Samsung besoj tek cilësia që krijon dhe për këtë ju jep 5 vjet garanci për frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso kuzhine, për modele të caktuara të fshesave me korrent nga Samsung, që blihen në periudhën nga 01.09 deri në 31.12.2020, si dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 01.10.2020 deri më 31.12.2020. Gjeni më shumë informacion këtu: https://www.samsung.com/al/offer/5yw-promo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia