Stephan El Shaarawy hapi llogarinë e golave në minutën e dhjetë duke i kaluar Rossonerët në epërsi.

Mirëpo, para se të shkonin skuadrat në pushim, Stefano Okaka e barazoi rezultatin (45’+1).


Në gjysmën e dytë, vendasit kaluan në epërsi. Mysafirët nuk e pastruan mirë një harkim nga këndi dhe Eder shënoi (51’).

Jeremy Menez e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penaltia (65’).

Minutat e fundit të takimit, kuqezinjtë i zhvilluan me një futbollist më pak në fushë, pasi Daniele Bonera u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (85’).

Sampdoria është e treta në tabelë me 20 pikë, pesë më pak se lideri Juventus (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Milani, nga ana tjetër, është në vend të shtatë me tri pikë më pak se pozita e tretë që çon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app