LAJMI I FUNDIT:

Samiti i G7-ës, Biden dhe Scholz takohen në alpet bavareze – presidenti amerikan lavdëron nikoqirin për lidershipin

Samiti i G7-ës, Biden dhe Scholz takohen në alpet bavareze – presidenti amerikan lavdëron nikoqirin për lidershipin

Presidenti amerikan Joe Biden i cili po qëndron në Gjermani për të marrë pjesë në Samitin e G7-ës, ka lavdëruar kancelarin gjerman Olaf Scholz për lidershipin, në kohën kur Rusia po zhvillon luftën kundër ukrainasve – duke theksuar se Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë, shkruan AFP.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, i tha Biden kancelarit gjerman në alpet Gjermane, transmeton Telegrafi.


Madje presidenti amerikan bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin ka shpresuar se “disi NATO-ja dhe G7-ta do të kenë qëndrime të kundërta, por ne jemi më të bashkuar se kurrë më parë”.

Johnson lavdëron veprimet e Gjermanisë si kundërpërgjigje ndaj invazionit rus
Lexo po ashtu Johnson lavdëron veprimet e Gjermanisë si kundërpërgjigje ndaj invazionit rus

Biden takoi nikoqirin e Samitit në kështjellën piktoreske Elmau, ku janë mbledhur liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për Samitin treditorë, në të cilin do të diskutohet kryesisht për krizën në Ukrainë.

Biden lavdëroi kancelarin gjerman për lidershipin, si dhe për reagimet e shpejta kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Dua t’ju komplimentoj për qëndrimin e juaj sapo u bëtë kancelar dhe mënyrën sesi keni pasur ndikim në pjesën tjetër të Evropës për të lëvizur para – në veqanti në raport me Ukrainën”, i tha presidenti amerikan Scholzit.

79-vjeçari gjithashtu ka pasur disa fjalë të mira për alpet e bukura të Bavarisë. Biden bëri të qartë se i pëlqen skijimi dhe se ky rajon është i përkryer për një sport të tillë. /Telegrafi/