LAJMI I FUNDIT:

Samanta synon tregun e huaj

Samanta synon tregun e huaj

Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, planifikon ta kërkojë suksesin edhe në vendet jo-shqipfolëse, ndërsa hapin e parë e ka bërë me këngën “Fallen” të kompozitorit rumin Alandy.

“‘Fallen’ është kënga ime e re e realizuar nga ‘DMB Production’ dhe krijuar nga Alandy, një kompozitor rumun. Bashkëpunuam për një këngë që të më sillte krejtësisht ndryshe dhe ku të tregoheshin aftësitë e mia vokale”.

“Kjo këngë është prezantimi im i parë në tregun e huaj dhe uroj të më sjellë sukses. Është realizuar në dy versione dhe shumë shpejt pritet të lansohet versioni ‘extended’, që do të luhet në klubet e kryeqytetit. Kënga ka nota optimiste dhe mesazhi që ajo përcjell është ‘Dashuro gjithmonë!’”, ka thënë Samanta për Panorama.


Më tej, ajo ka treguar se në asnjë këngë të sajën nuk përfshihet jeta e saj private, porse janë bërë nga frymëzimet e autorëve, ndërsa ka thënë se nuk ka të dashur. /Telegrafi/