Pas njoftimit se Zayn Malik është larguar nga grupi “One Direction”, fanset e grupit kanë mbetur të shokuara.

Rrjetet sociale janë pushtuar nga fotografitë dhe videot e disa prej fanseve më të flakta, të cilat e kanë vajtuar këtë lajm.


Madje disa prej fanseve kanë qarë edhe gjatë orës së mësimit.

Edhe pse bendi ka njoftuar se do të vazhdojë me katër anëtarët e mbetur, shumë prej tyre kanë frikë për shpërbërjen e grupit të tyre të zemrës. /Telegrafi/