LAJMI I FUNDIT:

Sa do të mbijetojë coronavirusi në rroba dhe a do ta vrasë larja e rrobave?

Sa do të mbijetojë coronavirusi në rroba dhe a do ta vrasë larja e rrobave?

Çfarë të bëhet me rrobat e personit të infektuar?

Nëse ndokush në familjen tuaj është i infektuar me coronavirus apo ekziston dyshimi për infektim, është e nevojshme të merren masa shtesë kur është fjala për larjen e rrobave, si edhe të peshqirëve dhe çarçafëve, transmeton Telegrafi.

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së sëmundjeve (CDC) rekomandon bartjen e dorezave mbrojtëse me rastin e kontaktit me rrobat e personit të sëmurë dhe hedhjen e tyre menjëherë pas përdorimit. Lani duart sapo i zhvishni.

“Dyshoj që mund të mbijetojë disa orë, ndoshta edhe një ditë. Kjo varet mjaft nga kushtet e ambientit siç janë, për shembull, temperatura dhe lagështia”, thotë infektologu Amesh A. Adalja, nga qendra për shëndet Johns Hopkins në Maryland.

Ai nuk është i bindur që rrobat janë mënyra primare e bartjes së infeksionit me virus, mirëpo megjithatë kërkon të jemi të kujdesshëm.

Nëse nuk keni doreza, lani duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun dhe dezinfektoni sapo të përfundoni përdorimin e rrobave familjarëve të infektuar.

Rrobat e tilla shkundni dhe lani në temperaturë sa më të lartë që të jetë e mundshme.

CDC-ja thekson që rrobat e personit të infektuar nuk duhet t’i lani ndaras, sepse detergjenti vret virusin.

A mund t’i lani rrobat me dorë?

Nuk ekziston udhëzimi sipas të cilit larja me dorë e rrobave është e ndaluar, mirëpo gjithsesi duhet pasur parasysh që makina e larjes së rrobave përdor temperatura më të larta, të cilat aktualisht janë të dëshirueshme.

Edhe pse epidemiologët theksojnë që coronavirusi bartet nëpërmjet piklave, përkatësisht kur personi i infektuar teshtin apo kollitet, virusi mund të mbijetojnë në materiale të ndryshme, duke përfshirë edhe tekstilin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori