LAJMI I FUNDIT:

“Sa shumë do të doja ta përqafoja”, Bes Kallaku me mesazh prekës për gjyshen

“Sa shumë do të doja ta përqafoja”, Bes Kallaku me mesazh prekës për gjyshen

Në Shqipëri janë vënë masa të rrepta, të cilat parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe Bes Kallaku, i cili tash e një kohë po qëndron i izoluar me familjen në shtëpi. Ndërkaq, ai njihet për humorin dhe lidhjen e ngushtë që ka me gjyshen e tij dhe izolimi tani e ka bërë edhe më të vështirë që të kalojë kohë me të.


Aktori përmes rrjetit social Instagram ka postuar një fotografi prekëse, ku shihet se ai ka shkuar për ta vizituar gjyshen e tij, Ijen, po që nuk ka mundur ta përqafojë atë

View this post on Instagram

Tek 313-ta tu taku Ijen. 😂. Pertej humorit, personalisht kam kuptuar se sa shum doja ta perqafoja. Sa mbushur me dashuri ishin syt e saj, sa doja t’ia puthja duart. -500 pike ke fitu sot o t’keqen nona qe erdhe me m’pa. Keshtu me tha. 500 kg peshe i kisha ne kurriz, nuk ia dime vleren njeri tjetrit, nuk ia dime vleren perqafimit, nuk ia dime vleren prinderve e gjysherve. A e keni vene re me sa pak kenaqen??? Kenaqen vetem po ti shikosh!!! Aq mjafton per ta, hajde na shif naj here, kaq do gjyshja, prindi! Ra ky virus per te na thene: Ditet qe i kishim mundesite per ti pare apo perqafuar, i shfrytezonim mbase edhe per gjera krejt pa vlere. E tani qe per arsye sigurie te tyre duhet ti rrish larg. Sa flasin syte e saj gjysem te perlotura!!! Mbase prej njeriut ose mbase prej Zotit, sot me shume kuptojme qe familja dhe vetem familja duhet te kete ne qender te saj dashurine, besimin dhe Zotin. Sa te pakenaqur jemi edhe sa kerkojme nga jeta??? Sa te paplotesuar jemi edhe kur kemi shume. Edhe sa te pangopur jemi edhe kur mund te kemi shumeçka! Sa te pakenaqur jemi edhe sa me teper duam qe te kemi! A e keni vene re me sa pak kenaqen prinderit apo gjysherit tane??? Vetem mjafton t’i shikosh ti. Mendojme se ata do jene gjithmone aty duke na pritur. Por ne fakt jo per gjithmone. Ne e harrojme perkoheshmerine e njeriut! Zoti ju bekofte. Zoti ju rujt. Kam dashur dhe dua vertet qe te ve ne dukje dashurine per gjysherit e per te vjetrit! Ija ime, je Ija e shpirtit!

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on Apr 5, 2020 at 5:17am PDT

Kjo ka ndodhur për shkak të distancimit shoqëror, pasi preferohet të mos kemi kontakt fizik me njerëz të tjerë.

Një mesazh për të i ka prekur të gjithë fansat e tij, duke shprehur dhimbje që nuk mund ta përqafojë gjyshen e tij. Po ashtu në të njëjtin postim ai nuk ka lënë anash edhe thirrjet ndaj ndjekësve të tij që të duam personat e afërt pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori