Rritja e popullaritetit të mjekrës do të thotë se, megjithëse dikur brisku i rrojës është përdorur çdo ditë, tani kalon një kohë mes periudhave se sa herë e përdorni atë.

Prandaj, marrë parasysh këtë, kur duhet ta ndërroni briskun e rrojës? Pas së gjithash, askush nuk dëshiron të rruhet me një brisk të pamprehur, transmeton Telegrafi.

Sa herë duhet ta përdorni të njëjtin brisk të rrojës?

Brisqet moderne janë të dizajnuara të zgjatin rreth 5-10 rroja. Pyetja është se pas një pauze të gjatë mes rrojës, a e ruan mprehtësinë brisku?

Në teori po, por sikurse me shumicën e gjërave në jetë, kryesisht varet nga preferenca personale dhe me atë se sa të trashë e keni mjekrën.

Kompania ‘Gillette’, e cila merret me shitjen e brisqeve të rrojës, thotë se duhet ta ndërroni briskun pas çdo 5-7 here që jeni rruajtur.

Secilën herë që jeni rruajtur, mprehtësia e briskut dobësohet dhe e zvogëlon kapacitetin për t’ju mundësuar një rrojë të mirë.

Veç kësaj, pas një kohe, brisku i përdorur shumë mund të rezultojë në rrojë me dhembje dhe në fytyrë të acaruar. /Telegrafi/