Real Madridi ka fituar ndaj Espanyolit në La Liga me rezultat 2-0.
Dy golat në këtë takim për Los Blanocs i shënoi Isco.
Cristiano Ronaldo edhe pse luajti gjatë gjithë takimit ai nuk arriti më shumë se një asistim te goli i parë.
Portugezi provoi disa herë, por ishte i pafat dhe në fund nuk arriti të tundë asnjëherë portën kundërshtare.
Ronaldo kështu është bërë lojtari që ka gjuajtur më së shumti drejtë portës kundërshtare dhe nuk ka bërë ende gol.
https://www.youtube.com/watch?v=CgdKiEUguF0
CR7 ka gjuajtur 22 herë në tre takime dhe vetëm katër goditje të tij ishin kuadrin e portës kundërshtare.
32-vjeçari u vlerësua me notën 8.2 dhe vetëm Isco 9.8 ishte më i mirë se ai.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Getafes. /Telegrafi/