LAJMI I FUNDIT:

“Sa kohë do të mund të qëndronin në luftë me Rusinë?”: Publikohet një bisedë e Trumpit në lidhje me Ukrainën

“Sa kohë do të mund të qëndronin në luftë me Rusinë?”: Publikohet një bisedë e Trumpit në lidhje me Ukrainën

Një audio incizim i publikuar i vitit 2018, ka nxjerrë në pah një bisedë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kishte pyetur donatorët mysafirë në një darkë se sa gjatë mendojnë që Ukraina mund t’i bëjë ballë agresionit rus.

“Sa kohë do të mund të qëndronin në luftë me Rusinë?” është dëgjuar Trump duke i pyetur ata, në incizimin e publikuar nga mediat amerikane më 25 janar.


Dikush tjetër dëgjohet duke thënë “Pa ndihmën tonë, jo shumë gjatë”.

“Pa ne?” – kishte pyetur Trumpi.

Trump po ashtu pyet nëse Kievi ndihet i sigurt në një konflikt të mundshëm me Rusinë, derisa dikush përgjigjet“ se ata do të ndiheshin të sigurt vetëm nëse i mbështetni ju”.

“Jemi vetëm ne ata që gjithmonë duhet të mbështesim dikë”, tha Trump i cili vazhdoi me fajësimin e shteteve evropiane që nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, sipas rel, prokurorët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po paraqesin argumentet e tyre hyrëse në procesin e gjykimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat.

Trump akuzohet për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiu më 25 korrik të vitit të kaluar, gjatë se cilës ai i ka kërkuar Kievit të hetojë rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike ka nxitur një informator qeveritar që të nisë ankesë, çka më pas ka shtyrë Dhomën e Përfaqësuesve të akuzojë presidentin për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Trump e ka cilësuar këtë proces “të rremë” dhe seancat si “gjueti shtrigash”.

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori