LAJMI I FUNDIT:

Sa janë të zotë artistët nga estrada në përgatitjen e turshive? (Foto/Video)

Sa janë të zotë artistët nga estrada në përgatitjen e turshive? (Foto/Video)

Vera është një sezonë shumë i ngarkuar për këngëtarët e estradës. Shpesh ata janë aq të angazhuar me koncerte sa zor që gjejnë kohë për pak ditë pushim.

Megjithatë vjeshta është stina ku ata bëjnë pak me pushim, dhe rëndom ju bie që të merren pak më shumë me punët e shtëpisë, shkruan Telegrafi.

Artistet femra dhe posaçërisht nënat janë ato që kanë peshën më të madhe, kjo pasi atyre iu duhet edhe të angazhohen në profesion, por asesi të mos anashkalojnë familjet.

Një ndër punët e shtëpisë më karakterizuese për stinën e vjeshtës është përgatitje turshive për dimër.

Kjo mund të tingëllojë si një detyrë për njerëzit e thjeshtë, por në fakt edhe personazhet VIP janë adhurues të ushqimit të konservuar, dhe nuk hezitojnë që në këtë stinë t’i futen punës për të përgatitur rezervat e dimrit.

Elite Show i cili transmetohet çdo të diele në RTV Dukagjini me prezantuese Elita Rudin, ka pasur një mysafir special në ubrikën e përjavshme të tij “Këndi me gratë e Krushës”.

Në këtë kënd sprovuan veten shumë personazhe të njohur, të cilët treguan mënyrën se si ata dinë të përgadisin turshitë.

Telegrafi mblodhi disa prej këtyre materialeve interesante, dhe jua sjellim në vazhdim:

Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Çifti në fjalë janë shumë entuziastë për stinën e vjeshtës, dhe nuk hezitojnë aspak që së bashku të kryejnë punë shtëpie. Kur bie fjala te turshitë, është Naimi ai i cili mesa duket bart barrën më të madhe, kështu të paktën ka treguar performanca e tyre në Elite Show. Mihrija dhe Naimi në “Këndin me gratë e Krushës”, përgatitën disa kavanozë me turshi, dhe ia dolën mjaft mirë.

Leze Qena

U paraqit si një zonjë e vërtet me kapele në “Këndin e grave të Krushës”. Aktorja e madhe Leze Qena tregoi më së miri aftësitë e saj në përgatitjen e turshive, ku nuk hezitoi që gjatë spektaklit të gatuante një kavanoz me sallatë ruse.

Secdai Radogoshi (Qumili)

E kujt do ia merrte mendja që aktori i njohur i humorit Sevdai Radogoshi do ishte i zoti në përgatitjen e turshive? Këtë gjë ai e tregoi më së miri në “Këndin e grave të Krushës”, ku nuk hezitoi që të bënte turshi në një kavanoz të mbushur plot e përplot. Mesa duket këtë zanat, ai e di mjaft mirë.

Mahmut Ferati

Edhe këngëtari i njohur Mahmut Ferati, i ftuar në një nga emisionet Elite Show e sprovoi veten në përgatitjen e turshive. Ai tha se këtë gjë di ta bëjë, ndonëse nuk e ka praktikuar shpesh herë më parë. Megjithatë, ia doli më së miri duke gatuar një kavanozë me tranguj.

Gili

“Xixëllonja” e skenës, këngëtarja e njohur Gili tregoi mënyrën e saj të përgatitjes së turshive në “Këndin e grave të Krushës”. Ajo përgatiti një kavanoz të madh me speca, të cilin sipas fjalëve të grave nga Krusha, ajo e përgatiti mjaft mirë. Për fund, Gili nuk hezitoi që në kapakun e kavanozit të vendos edhe një autograf të sajin, për fatlumin që do i qëllonte në dorë ajo kavanozë.

Ronela Hajati

Ndonëse tregoi se nuk i ha, ajo provoi të bënte një kavanozë me tranguj dhe ia doli mjaft bukur. Ronela Hajati në “Këndin e grave të Krushës”, tregoi se në shtëpinë e saj ishte babai ai i cili bënte turshitë, por që pas vdekjes së tij, ajo dhe mamaja e saj nuk e bënë më një gjë të tillë.

Zanfina Ismaili

Ishte hera e parë për të provoi të bënte diçka të tillë, por mes duket nuk ia doli edhe aq mirë. Këngëtarja Zanfina Ismaili në “Këndin e grave të Krushës” provoi të gatuante një kavanoz me specë, por që me zor e mbushi deri në fund, dhe sipas grave nuk e bëri renditjen si duhet. Megjithatë këngëtarja tregoi se nuk i përgatit asnjëherë turshitë e saj, por që do të mësojë.

Pavarësisht se kjo ka qenë vetëm një ide e moderatores Elita Rudi, rubrika “Me gratë e Krushës”, ka shërbyer për mirë, pasi çdo kavanoz i mbushur nga artistët në studio, ka dalë në shitje, dhe paratë e fituara kanë shkuar për qëllime të mira bamirëse. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori