LAJMI I FUNDIT:

Sa e besojnë amerikanët teorinë e vaksinës së Bill Gates, që pretendon se i njëjti po synon t’u implikojë njerëzve ‘mikroçipë’ në trup

Sa e besojnë amerikanët teorinë e vaksinës së Bill Gates, që pretendon se i njëjti po synon t’u implikojë njerëzve ‘mikroçipë’ në trup

Një studim i ri ka treguar se 25 për qind e amerikanëve dhe 44 për qind e republikanëve, besojnë një teori të komplotit, sipas të cilës Bill Gates po planifikon të përdorë një vaksinë të COVID-19, për t’ju implikuar njerëzve ‘mikroçipë’ në trup.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sondazhi i cili u realizua nga Yahoo News dhe YouGov, anketoi 1,640 amerikanë në lidhje me teorinë e konspiracionit, midis datës 20 dhe 21 maj.


Ndërkaq, rreth 28 për qind e të rriturve që morën pjesë në këtë sondazh, thanë se e besojnë këtë teori, dhe 44 për qind e njerëzve që u identifikuan si republikanë, e besuan po ashtu atë.

Gjithashtu raportohet se 19 për qind e demokratëve e besuan teorinë e mikroçipeve, ndërsa një shumicë e demokratëve prej 52 për qind ishin në gjendje ta identifikonin teorinë si të rreme.

Lidhur me këtë rast teoricienët e konspiracionit e kanë mohuar që Gates po përdor pandeminë e COVID-19, si një mënyrë të lansimit të një vaksine e cila mund të implikojë mikroçipe, për t’i gjurmuar njerëzit dhe popullsinë e botës. /Telegrafi/