Parlamenti i Ukrainës ka miratuar emërimin e Rustem Umerov si ministër të ri të Mbrojtjes.
Umerov, tatar nga Krimea, më herët ka ushtruar funksionin e Fondit Shtetëror të Pronës, misioni i të cilës ishte të tërheq investime të huaja në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Ai ka zënë postin e Oleksii Reznikov, i cili ishte në krye të ministrisë së Mbrojtjes që nga fillimi i luftës, dhe u shkarkua pas skandalit në këtë ministri.
Në një kontratë të lidhur mes ushtrisë ukrainase dhe një kompanie turke, ishte paraparë që Kievi të furnizohet me rroba të dimrit për ushtrinë e saj.
Ndërkaq në kontratë figuronte shuma tjetër për një palë rroba për një ushtar, ndërsa në disa dokumente çmimi për një sosh ishte dyfishuar. /Telegrafi/