LAJMI I FUNDIT:

Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në Zaporizhzhia, Ukraina thotë se po përgatitet një provokim në termocentralin bërthamor

Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në Zaporizhzhia, Ukraina thotë se po përgatitet një provokim në termocentralin bërthamor

Punëtorëve në termocentralin bërthamor në qendër të tensioneve në rritje u është thënë që të mos paraqiten në objekt nesër, ka konfirmuar inteligjenca ukrainase për NBC News.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se planifikon një “provokim” në uzinën e Zaporizhzhia, raporton skynews.


Agjencia e inteligjencës e mbrojtjes e Ukrainës tha se kishte informacione se stafi i kompanisë bërthamore ruse, Rosatom ishte larguar nga vendi dhe se objekti do të mbyllej për të gjithë, përveç stafit operativ.

Më herët, Rusia kërcënoi se do ta mbyllte objektin dhe gjithashtu pretendoi se Ukraina po planifikonte një provokim në vend – duke thënë se mund të kishte një rrjedhje të vogël rrezatimi.

Ai tha se “provokimi” u caktua pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Ukrainë.

Gjatë vizitës së mëparshme të Guterresit, bombardimet ruse goditën qytetin ku ai po qëndronte një orë pasi dha një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Ukrainën po e viziton edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori