Të paktën 5 të vrarë në sulmet pranë kullës televizive në Kiev, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmet pranë kullës së transmetuesit publik ukrainas.
“Pesë persona u vranë dhe pesë u plagosën nga bombardimi i Kullës së TV të Kievit në lagjen Shevchenkivskyi. Puna vazhdon”, njoftoi ministria.
Përditësimi vjen pasi një video e re grafike nga një park afër kullës televizive të Kievit tregoi disa trupa dhe një zjarr të vazhdueshëm. Video është publikuar edhe nga ministria.
Theksojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pohuar se me këtë rast është dëmtuar edhe Memoriali i Holokaustit.
Ndryshe, Babin Yar është memoriali i Holokaustit, ku u krye masakra ndaj popullsisë hebreje në Kiev në vitin 1941. /Telegrafi/
Kyiv TV tower, which has just been hit by a Russian missile, is situated on the territory of Babyn Yar. On September 29-30, 1941, Nazis killed over 33 thousand Jews here. 80 years later, Russian Nazis strike this same land to exterminate Ukrainians. Evil and barbaric.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 1, 2022