LAJMI I FUNDIT:

Rusia sheh ‘pak terren për optimizëm’ në përgjigjen e SHBA-së ndaj krizës në Ukrainë

Rusia sheh ‘pak terren për optimizëm’ në përgjigjen e SHBA-së ndaj krizës në Ukrainë

Refuzimi i SHBA-së i kërkesave kryesore të Rusisë për të zgjidhur krizën mbi Ukrainën la “pak terren për optimizëm”, tha Kremlini të enjten, por shtoi se dialogu ishte ende i mundur.

Një reagim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi pasi SHBA-ja dhe aleanca perëndimore kundërshtuan me vendosmëri çdo lëshim për kërkesat kryesore të Moskës të mërkurën, duke refuzuar të ndalojë përgjithmonë Ukrainën të bashkohet me NATO-n dhe duke thënë se dislokimet aleate të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropën Lindore janë të panegociueshme.

Dhe sipas Euronews, të gjithë sytë janë tani tek presidenti Vladimir Putin, i cili do të vendosë se si do të përgjigjet Rusia mes frikës se Evropa mund të zhytet sërish në luftë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se përgjigja nga SHBA – dhe një e ngjashme nga NATO – la “pak terren për optimizëm”.

Por ai shtoi se “ka gjithmonë perspektiva për të vazhduar një dialog, është në interesin e nesh dhe të amerikanëve”.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se përgjigja e SHBA përmban disa elementë që mund të çojnë në “fillimin e një bisede serioze për çështje dytësore”, por theksoi se “dokumenti nuk përmban asnjë përgjigje pozitive për çështjen kryesore”.

Kërkesat kryesore nga Moska janë që NATO të mos zgjerohet dhe që aleanca të përmbahet nga vendosja e armëve që mund të kërcënojnë Rusinë.

Lavrov tha se zyrtarët e lartë do t’i paraqesin propozimet e tyre Putinit dhe Peskov tha se reagimi rus do të vijë së shpejti.

Peskov shtoi se Putin dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të vendosin nëse duhet të kenë një tjetër bisedë pas dy telefonatave muajin e kaluar.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni nuk kishte bërë asnjë lëshim ndaj kërkesave kryesore ruse mbi Ukrainën dhe NATO-n në një përgjigje me shkrim dërguar Moskës të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori