LAJMI I FUNDIT:

Rusia raporton brenda një dite 1,700 raste nga coronavirusi

Rusia raporton brenda një dite 1,700 raste nga coronavirusi

Rusia ka raportuar 1,786 raste nga coronavirusi të premten, rritja më e madhe ditore deri më tani, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 11,917.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i viktimave nga virusi në Rusi u rrit nga 18 në 94.

Raportohet se numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi arrin në 1 milion e 600 mijë, 355 mijë janë shëruar, kurse 95 mijë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve me coronavirus ka të ngjarë të jetë në mënyrë drastike më i lartë se shifrat e regjistruara zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, sipas një studimi të ri.

Sipas studiuesve gjermanë, të dhënat treguan se vendet kanë zbuluar vetëm mesatarisht rreth 6% të të gjitha infeksioneve me coronavirus. /Telegrafi/