LAJMI I FUNDIT:

Rusia pretendon se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit në Ukrainë

Rusia pretendon se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit në Ukrainë

Moska pretendon se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli i gjarprit në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka quajtur vendimin për largimin nga ishulli i rëndësishëm strategjik nga Deti i Zi, si shenjë e “vullnetit të mirë”, transmeton Telegrafi.


Kjo ministri pretendon se ka demonstruar vullnet që t’i hap rrugë përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për hapjen e korridoreve humanitare që do të lejojnë eksportimin e produkteve të drithërave nga Ukraina.

“Kjo zgjedhje do të parandalojë spekulimin e Kievit për krijimin e qëllimshëm të krizës”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie të Rusisë.

Ushtria ruse nuk ka të ndalur sulmet mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet kur raketa godet ndërtesën kolektive
Lexo po ashtu Ushtria ruse nuk ka të ndalur sulmet mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet kur raketa godet ndërtesën kolektive

Madje ata pretendojnë se tani gjithçka varet nga pala ukrainase, që nuk po pastron akoma brigjet e Detit të Zi nga minat e mjetet e tjera shpërthyese.

Kievi më herët ka njoftuar se nuk do të largojë minat nga ujërat përreth portit, pasi ato ishin atje për t’u mbrojtur nga rusët dhe flota e tyre në Detin e Zi, që kishin për objektiv qytetet si Odesa dhe Mykolaivin.

Në anën tjetër edhe Ukraina ka konfirmuar tërheqjen e trupave ruse nga ky ishull. /Telegrafi/