LAJMI I FUNDIT:

Rusia me ligj të ri për rekrutimin e personave në ushtri nga mosha mbi 40 vjeç

Rusia me ligj të ri për rekrutimin e personave në ushtri nga mosha mbi 40 vjeç

Rusia ka hequr kufirin e saj të moshës për ushtarët profesionistë, duke hapur rrugën që më shumë ekspertë civilë të rekrutohen për konfliktin në Ukrainë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që iu mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura. Ata pritet të jenë persona në moshë normale pune.


Më parë ushtria kishte kufij moshe 18-40 vjet, për rusët dhe 18-30 për të huajt.

Siç bëhet e ditur mund të rekrutohen gjithashtu më shumë mjekë, inxhinierë dhe ekspertë komunikimi.

Ekspertët ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë thonë se Rusia ka pësua humbje të mëdha në luftë: rreth 30 mijë të vrarë, sipas Ukrainës, derisa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e vlerëson numrin në rreth 15 mijë. Humbjet sovjetike në nëntë vjetët e luftës në Afganistan ishin rreth 15,000. /Telegrafi/