LAJMI I FUNDIT:

Rusia fillon manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë, në portat e BE-së

Rusia fillon manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë, në portat e BE-së

Rusia filloi sot, në portat e Bashkimit Evropian, manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë, që ajo këmbëngul t’i shfaqë si vetëmbrojtje e pastës, por të dënuara si një demonstrim force nga disa anëtarë të NATO-s.

Moska po përpiqet të ulë shqetësimet në lidhje me këto manovra me emrin e koduar Zapad-2017 (“Perëndim-2017”) që do të përfshijë sipas saj rreth 12,700 ushtarë përgjatë një jave përgjatë kufirit me Lituaninë dhe Poloninë.

Në komunikatën që njofton fillimin e manovrave sot, Ministria ruse e Mbrojtjes nënvizoi se ato do të kishin vetëm një karakter mbrojtës dhe se nuk i drejtoheshin asnjë vendi në veçanti.

Ushtria ruse organizon çdo vit në këtë periudhë manovra në një rajon tjetër nga Rusia.

Këtë vit ato zhvillohen në Bjellorusi në enklavën e Kaliningradit dhe në disa rajone të veriperëndimit të Rusisë.

E thënë ndryshe, pranë Polonisë dhe vendeve baltike, të cilat që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit në lindje të Ukrainës kanë qenë të menjëhershme në denoncimin e Rusisë si një kërcënim potencial për sovranitetin e tyre. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori