LAJMI I FUNDIT:

Rusët po paguajnë deri 28 mijë euro për një vend në një aeroplan privat për t’u larguar – pas thirrjes për luftë nga Putini

Rusët po paguajnë deri 28 mijë euro për një vend në një aeroplan privat për t’u larguar – pas thirrjes për luftë nga Putini

Kërkesat për vende në aeroplanë privatë janë rritur me të madhe në Moskë pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe rusët e pasur kërkojnë një rrugëdalje nga vendi mes raporteve se autoritetet planifikojnë të mbyllin kufijtë për burrat në moshë mobilizimi.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të interesuarit thuhet se do të shkojnë kryesisht në Armeni, Turqi dhe Azerbajxhan, të cilat u lejojnë rusëve hyrjen pa viza.

Dhe madje, po sipas mediumit britanik, ata po paguajnë nga 22,000 deri në 28,000 euro për një vend në një aeroplan privat, ndërsa çmimi për të marrë me qira një aeroplan me tetë vende shkon deri në 150 mijë euro, që është shumë herë më e shtrenjtë se tarifa normale.

“Situata është absolutisht e çmendur për momentin”, ka thënë Yevgeny Bikov, drejtori i një kompanie ndërmjetëse, Your Charter. “Zakonisht merrnim 50 kërkesa në ditë; tani është rreth 5000”.

Vendimi i Kremlinit për të shpallur një mobilizim të pjesshëm ka çuar në një nxitim midis burrave në moshë ushtarake për t’u larguar nga vendi, duke shkaktuar një ikje të re, ndoshta të paprecedentë të trurit.

Si pasojë, bllokime trafiku prej miljesh janë krijuar në pikat kufitare të Rusisë, ndërsa shumica e biletave të aeroplanit komercial me një drejtim janë shitur për ditët në vijim.

FlightWay, e cila ofron fluturime me aeroplan privat, tha se po përjetonte një rritje të kërkesave për fluturime me një drejtim në Armeni, Turqi, Kazakistan dhe Dubai.

“Kërkesa është rritur me 50 herë”, citohet të ketë thënë Eduard Simonov, kreu i kompanisë.

Ai tha se disponueshmëria e aeroplanëve me qira ishte shumë e kufizuar pasi BE-ja dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të konfliktit që ndalonte dhënien me qira ose sigurimin e aeroplanëve për përdorim në Rusi.

“Të gjitha firmat evropiane të aeroplanëve privatë janë larguar nga tregu. Tani ka më shumë kërkesë sesa ofertë dhe çmimet janë të larta në krahasim me gjashtë muaj më parë”, tha Simonov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori