Pamjet që tregojnë linja të mëdha veturash në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, janë bërë virale në mediat sociale.

Siç raporton gazeta britanike The Telegraph, veturat që krijuan kolona të gjata gjenden civilë rusë të cilët vendosën të arratiseshin nga gadishulli pas shpërthimeve gjigante të djeshme në bazën ajrore ushtarake ruse Saki në perëndim të Krimesë.

Edhe pse Kievi zyrtar hesht për shpërthimet në bazën ushtarake ruse në Krime, një zyrtar i lartë ukrainas tha sot, në kushte anonimiteti, se forcat speciale ukrainase ishin përgjegjëse për shpërthimet e dhunshme që shkatërruan bazën ukrainase.

Krimea është një destinacion popullor turistik për rusët, veçanërisht në verë, raporton ap.

Reklama

“Nuk dua të largohem nga Krimea. Është kaq e bukur këtu. Këtu jam mësuar, ishte sikur të ishim në shtëpi. Gjithçka ishte kaq e bukur”, tha një grua ruse e cila u largua sot nga Krimeja.

Reklama

Forcat ajrore ukrainase thanë të mërkurën se nëntë aeroplanë luftarakë rusë u shkatërruan në një varg shpërthimesh vdekjeprurëse në një bazë ajrore në Krime, mes spekulimeve se shpërthimet ishin rezultat i një sulmi ukrainas që do të përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm në luftë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/