Në fakt, presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim i cili i referohet aneksimit zyrtar të Krimesë me Rusinë, ndërsa fjalimi është përfunduar me fjalët “Rroftë Rusia”, transmeton Telegrafi.

Fjalët e tij u pritën me duartrokitje të mëdha, ndërsa kjo u shoqërua edhe me fishekzjarrë!


Siç raportohet, festimi ka filluar tashmë, ndërsa rreth një milion rusë tashmë gjenden në Sheshin e Kuq të Moskës. /Telegrafi/