Rusët në BQK

Për funksionalizimin e një platftorme të tillë, sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Zëri”, kanë ardhur shtetas rusë, përfaqësues të kompanisë fituese “CMA Small System AB”.
Në bazë të kontratës së dhënë nga BQK më 25 mars 2011, ku në tenderin e shpallur kishin konkurruar 6 kompani, përfaqësuesit e kompanisë fituese duhet ta furnizojnë BQK-në me softuer të integruar, në mënyrë që t’i mbulojë funksionet e kërkuara të sistemit qendror të letrave më vlerë, duhet të sigurojë këshilla dhe konsulencë në krijimin dhe funksionimin e sistemeve, implementimin dhe funksionalizimin e suoftuerit.
Po ashtu me kontratë parashihet edhe integrimi i aplikacioneve të suoftverit me sistemet
bankare ekzistuese të BQK-së, trajnimin e stafit të kësaj të fundit dhe të personelit në institucionet pjesëmarrëse në përdorimin dhe administrimin e operacioneve teknike të sistemit, etj. /Telegrafi/





















































