LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi në takimin e odave të vendeve të CEFTA-s

Rukiqi në takimin e odave të vendeve të CEFTA-s

Në tryezën rajonale mbi bashkëpunimin ekonomik dhe arbitrazhin, të organizuar sot në Podgoricë nga Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe e përkrahur nga Qeveria Gjermane përmes Ost-Ausschuss, morri pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi para të pranishmëve nga Odat Ekonomike të vendeve të CEFTA-s prezantoi mbi mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit në mes vendeve të rajonit, veçanërisht në fushën e arbitrazhit dhe promovimit të investimeve, si mjete efikase në adresimin e çështjeve kyçe që lidhen me sundimin e ligjit dhe rritjen e punësimit, pra duke promovuar arbitrazhin si mjet efikas për zgjidhjen e kontesteve komerciale, si dhe krijimin e instrumenteve që mund të shërbenin promovimin e investimeve në kohën e krizës ekonomike globale.

Gjatë diskutimeve për planet e vitit 2013 u pajtuan që të gjenden forma konkrete të përkrahjes për promovimin të arbitrazhit te investitorët dhe komuniteti i biznesit, sidomos përmes edukimit dhe informimit si dhe Zhvillimit të projekteve të përbashkëta për qasje të integruar në promovimin e investimeve. /Telegrafi/