Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se forcimi i lidhjeve me Rijadin është prioritet kryesor i administratës Trump pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, princin Khalid bin Salman.
Sipas fjalëve të sekretarit të shtetit Rubio, administrata e re ka në plan të vazhdojë të mbajë marrëdhënie tradicionale stabila dhe të ngushta me Arabinë Saudite.
“Forcimi i këtij partneriteti kyç është prioritet kryesor i administratës Trump, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në interesat tona të përbashkëta në të gjithë Lindjen e Mesme dhe përmirësimin e sigurisë dhe lirisë së lundrimit në Detin e Kuq”, tha Rubio.
I met with Saudi Minister of Defense Prince @kbsalsaud to discuss the importance of the U.S.-Saudi partnership. Strengthening this key relationship is a top priority for the Trump Administration, especially when it comes to working towards our shared interests across the Middle… pic.twitter.com/HKcEOfw11J
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) February 26, 2025
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se Rubio dhe bin Salman theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale të sigurisë, duke diskutuar mënyrat për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Siri, Liban, Gazë dhe gjithë rajonin.
“Sekretari theksoi nevojën për t’u kundërvënë së bashku kërcënimeve të Huthive për sigurinë rajonale”, tha ajo, duke përshkruar takimin.
Princi Khalid të hënën pati një takim edhe me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.
Ky i fundit e quajti ministrin saudit të Mbrojtjes “mik të mirë”, duke shtuar se “Administrata Trump dhe Mbretëria janë të bashkuara në promovimin e paqes, mirëqenies dhe zhvillimit”. /Telegrafi/