LAJMI I FUNDIT:

Rrobat mbrojtëse shqyhen për pak sekonda sikur të ishin prodhuar nga letra, pamjet e infermiereve franceze kanë habitur opinionin publik

Rrobat mbrojtëse shqyhen për pak sekonda sikur të ishin prodhuar nga letra, pamjet e infermiereve franceze kanë habitur opinionin publik

Një video e pazakontë e filmuar brenda një spitali më Marsejë të Francës, ka habitur opinionin publik në këtë vend.

Në të shihen infermieret e spitalit të fëmijëve “Timone” duke veshur rrobat mbrojtëse, të cilat përdoren gjatë punës me pacientë të prekur me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Por, gjithçka do të ishte në rregull sikur rrëfimi të përfundonte me kaq. Ajo çfarë ka habitur të gjithë është cilësia e dobët e rrobave që copëtohen për pak sekonda, sikur të ishin të prodhuara nga letra.

Zyrtarët shëndetësor të këtij qyteti kanë konfirmuar se rrobat janë marrë nga një depo në Francë, por sipas tyre ato janë prishur për shkak se nuk janë ruajtur në kushtet adekuate.

Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale janë nga një komunikim privat mes punonjësve të spitalit. Një infermiere shihet duke treguar vrimën në dorë, dhe thotë se kështu do të futet në dhomën ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19.

“Do t’i marrë me kujdes, sepse kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë – e futa dorën dhe depërtoi në tjetrën anë”, thotë infermierja duke shtuar se është kutia e tretë me rroba.

Me t’u publikuar pamjet, autoritetet kanë filluar hetimet, kurse mediat lokale raportojnë se nuk bëhet fjalë për rroba të porositura nga Kina, por se janë prodhim vendor që kanë mbetur rezervë dhe që janë shkatërruar nga lagështia dhe myku derisa kanë qëndruar të lagura nëpër kuti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori