LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike varet nga biznesi dhe kualiteti i shërbimeve

Rritja ekonomike varet nga biznesi dhe kualiteti i shërbimeve

Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB) e vizitoi kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ku për zhvillimet aktuale ekonomike në vend dhe sfidat u informua nga kryetari i AKB-së Agim Shahini dhe prodhuesit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve, tregoi se gjithë kohën kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme, por kanë shënuar edhe rezultate të mira që nga koha e formimësimit të AKB-së e deri më sot. “Gjatë gjithë kohës AKB-ja ka tentuar që përmes projekteve të promovon vlerat ekonomike të Kosovës, ti adreson problemet e marra nga zëri i bizneseve tek qeveria dhe të krijon një hapësirë më të mirë për zhvillimin e gjithmbarshme ekonomik të vendit”, tha Shahini.

Një dekadë më parë, sipas tij, Kosova kishte jo më shumë se 40 mijë biznese e tash mbi 100 mijë biznese.

Nga ana tjetër kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se beteja për jetën e qytetarëve ka rënë mbi bizneset dhe prodhuesit do të fitojnë betejën që Kosova e ka para vetës e që është zhvillimi ekonomik. “Të gjithë të tjerët të zgjedhurit (qeveria) janë shërbyes që kanë për detyrë të shërbejnë dhe të bëjnë politika për të ndodhur rritja dhe zhvillimi ekonomik. Rritja ekonomike varet nga biznesi dhe nga kualiteti i shërbimeve”, tha Haradinaj. /Telegrafi/