LAJMI I FUNDIT:

Rritet papunësia në vendet e BE-së, gratë u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës

Rritet papunësia në vendet e BE-së, gratë u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës
Foto: Ilustrim

Papunësia në Bashkimin Evropian në 8 muaj arriti nivelin e saj më të lartë, por është më e ulët nga ajo që pritej.

Skemat e ndërmarra për rimëkëmbje, të instaluara në shumë shtete, arritën të mbrojnë tregun e punës në vendet e BE-së, të prekur rëndë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Në muajin maj, niveli i papunësisë në BE ishte 6.7 për qind nga 6.6 për qind që u regjistrua gjatë muajit prill.

Sipas të dhënave, gratë janë ato të cilat u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës gjatë muajit maji. Niveli i papunësisë u rrit te gratë, por mbeti i qëndrueshëm për burrat, raporton Euronews.

Organizata Botërore e Punës: Pandemia COVID-19 'zhduk' 400 milionë vende të punës gjatë tremujorit të dytë
Lexo po ashtu Organizata Botërore e Punës: Pandemia COVID-19 'zhduk' 400 milionë vende të punës gjatë tremujorit të dytë

“Gratë punojnë kryesisht në sektorët që janë goditur më shumë nga pandemia. Ato punojnë kryesisht në punë të brendshme, janë në frontin e parë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit social. Dhe kjo pjesë e cila mbulohet më së shumti nga gratë është intensifikuar nga pandemia. Kështu ne rrezikojmë të humbasim arritjet modeste që kemi bërë vitet e fundit sa i përket barazisë gjinore”, thotë shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder.

Banka Qendrore Evropiane bën me dije se niveli i papunësisë në Eurozonë mund të rritet me mbi 10 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti. Që nga nisja e muajit maj, kur filluan të lehtësohen masat kufizuese me dhjetëra kompani evropiane shkurtuan vendet e punës. /Telegrafi/