Numri i turistëve në tetor të këtij viti arriti në 69.412, ndërsa i bujtjeve 155.719 që në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, paraqet rritje prej 12.6%, gjegjësisht për 9.3%, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Tek numri i turistëve vendas statistika në tetor 2016 krahasuar me muajin tetor 2015 ka regjistruar rritje prej 12.3%, ndërsa tek të huajt prej 12.8%. Rritje prej 13.5% ka tek numri i bujtjeve të turistëve vendas, ndërsa nga 6.4% të bujtjeve të turistëve të huaj.
Në periudhën janar-tetor 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të 2015, numri i turistëve është rritur për 5%, tek vendasit 5.3%, ndërsa tek të huajt për 4.8%. Në 10 muajt e parë 2016 numri i buajtjeve është rritur tek turistët vendas për 3.7%, ndërsa tek turistët e huaj për 1.3%. /Telegrafi/