LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i punëtorëve që humbin jetën

Rritet numri i punëtorëve që humbin jetën

Gjatë vitit 2012 numri i punëtorëve që kanë humbur jetën ne vendin e tyre të punës numëron 17 persona, ndërkaq janë lënduar 45 punëtorë, bëjnë zyrtarë të Inspektoratit të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vdekja e punëtorëve dhe lëndimi i tyre në vendet e tyre të punës, sipas inspektoratit ka ardhur si pasojë e nivelit të ultë të sigurisë në ambientet ku ata kanë punuar. Ndërkaq, të gjithë personat të cilët kanë humbur jetën dhe janë lënduar në punë kanë punuar në sektorin privat, kryesisht në ndërtimtari.

Ky numër i të lënduarve dhe atyre që kanë vdekur në vendin e punës, sipas Basri Ibrahimit kryeinspektor ka shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara. Ai thotë se siguria në punë nuk është e kënaqshme, mbete punë për të përmirësuar. “Numri i personave të lënduar është 45 punëtorë, kjo shifër është pak më e lartë se sa vitin e kaluar. Çështja e personave të lënduar është relative, punëdhënësit edhe pse e kanë për obligim ligjor që të tregojnë lëndimet e punëtorëve ata nuk e bëjnë çdo herë një gjë të tillë. Ndërkaq, fatkeqësisht në vitin 2012, 17 persona e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, thotë Ibrahimi.

Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, sipas Ligjit për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, janë nga 100 deri në 20 mijë euro.

Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, nivelin e ultë të sigurisë në punë e shohin si njërën nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohen punëtorët.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi tha se numri në rritje i personave që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës tregon më së miri gjendjen e sigurisë në punë. “Siguria në vendin e punës është rrezikuar shumë sidomos në sektorin informal dhe atë privat. Sektori i ndërtimtarisë është ai sektor i cili nuk afron ambient të sigurt dhe pa rreziqe për punëtorët. Është shqetësuese ky fakt”, thotë Arifi. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori