Një numër gjithnjë në rritje amerikanësh po humbasin papritur vendet e punës si pasojë e koronavirusit që po mbyll industri, biznese e shkolla.
Ekonomistët thonë se vendi është tashmë në recesion dhe sipas disa vlerësimeve papunësia mund të rritet deri në 20 për qind.
Rachelle Yarnell është pronare e një salloni bukurie në Garetsvill të Ohajos.
Ajo thotë se autoritetet i kërkuan këtë javë të mbyllë biznesin në mënyrë që të ndihmojë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të Coronavirusit.
“Kur nuk e ke idenë se sa do të zgjasë e gjithë kjo situatë si mund ta parashikosh se do t’ia dalësh?! Mbrëmë qava, zakonisht jam e fortë, por e gjithë kjo është shumë e trishtë”, thotë ajo.
Yarnell shton se do të ndihmojë të gjithë punonjësit e saj që të aplikojnë për të përfituar pagesën e papunësisë.
“Do të kryejmë të gjithë procesin, do japim të gjitha informacionet e të sigurohemi që ata të paguajnë faturat që kanë”, thotë Yarnell për stacionin televiziv Cleveland NEWS.
“Do ta bëj kërkësën, kam dy fëmijë në shtëpi. Duhet të kujdesem për ta, më duhet t’i ushqej që ta kalojmë këtë situatë. Nuk e di sa kohë do të duhet”, thotë Nicole Runewicz menaxhere e sallonit.
Në Uiçita të Kansasit shoferi i autobusit të shkollës Mike Tuttle thotë për stacionin televiziv lokal “KAKE” se humbja e papritur e një pune ka pasoja të rënda.
“Është shqetësuese, të shkatërron emocionalisht. Të krijon një ndjenjë të keqe përbrenda”, thotë ai.
Senatorja e shtetit të Kansasit, Oletha Faust-Goudeau thotë se të gjithë ata si Mike Tuttle mund të bëjnë kërkesë për të përfituar pagesën e papunësisë si dhe për përfitime të tjera për shkak të rrethanave të paparashikuara që shkaktoi Coronavirusi.
“Ata mund të aplikojnë për të marrë pagesën e papunësisë dhe procedurat për këto lloj kërkesash do të përshpejtohen. Ata gjithashtu mund të marrin ndihmë nga Departamenti për Fëmijët e Familjet, në rast se kanë nevojë për ndihmë për të blerë ushqime”, thotë ajo.
Tek shumica e njerëzve COVID-19 shkakton vetëm simptoma të lehta si ethe dhe kollë. Tek të tjerë, veçanërisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga probleme shëndetësore, virusi mund të shkaktojë probleme më të rënda, përfshirë pneumoninë. Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen pasi preken nga koronavirusi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ata që sëmuren lehtë shërohen për rreth dy javë ndërsa atyre që sëmuren rëndë mund t’u duhen tre deri në gjashtë javë për t’u shëruar. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia