LAJMI I FUNDIT:

Rritet deficitit tregtar

Rritet deficitit tregtar

Në shqipërim eksportet pësuan rënie të lehtë gjatë muajit Shtator, duke prekur vlerën e 21 miliardë lekëve, në rënie 0.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, edhe për 9-mujorin eksportet shqiptare vazhduan rritjen pozitive, me 6 për qind më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rritja e eksporteve këtë vit po mbështetet kryesisht nga grupi “Tekstile dhe këpucë”, që për nëntë muajt e vitit ka shënuar eksporte në vlerën e 65.1 miliardë lekëve, 25 për qind më shumë se një vit më parë. Grupi tjetër i rëndësishëm i eksporteve shqiptare, “Minerale, lëndë djegëse, energji” këtë vit po shfaq një ecuri më të dobët, me rënie me 8 për qind kundrejt nëntëmujorit 2013.

Importet vazhduan rritjen edhe gjatë Shtatorit, me një vlerë totale 47 miliardë lekë ose 12.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për gjithë 9-mujorin importet u rritën 8.4 për qind me bazë vjetore, për një vlerë totale prej 397 miliardë lekësh. Rritja e importeve është një tregues i përmirësimit të kërkesës së brendshme, çka në fakt gjen mbështetje edhe në indeksin e shitjeve me pakicë apo në ecurinë e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kthimi i rritjes së importeve ka çuar sërish në thellim deficit tregtar të vendit, që për 9-mujorin arriti në afro 205 miliardë lekë, në rritje me 10.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Thellimi i deficitit tregtar nënkupton rënie të eksporteve neto dhe bën që kontributi i sektorit të jashtëm në rritjen ekonomike të jetë më i ulët. Në teori, rritja e deficitit sjell edhe presion më të lartë në kursin e këmbimit, për shkak të nevojës për më shumë valutë për të financuar blerjet nga jashtë, por gjithsesi kjo nuk ka sjellë ndonjë mbiçmim të qëndrueshëm të euros gjatë vitit. Përkundrazi, në javët e fundit monedha europiane ka pësuar një dobësim të lehtë ndaj lekut. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori