LAJMI I FUNDIT:

RrGK kërkon shqiptimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Junik

RrGK kërkon shqiptimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Junik

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), mbështet kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë që të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “dhunim” në mes të datave 3-5 maj të këtij viti në Junik në shtëpinë e tij, t’i shqiptohet masa e paraburgimit deri sa të merret një vendim i prerë nga gjykata.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se RrGK ka bërë thirrje që i dyshuari pas vlerësimit të provave të marrë dënimin meritor konform peshës së veprës.


“Me shqetësim të madh sot përmes mediave u njoftuam për edhe një rast të dhunimi seksual të një vajze të mitur në Komunën e Gjakovës. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi mbështet kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë që të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “dhunim” në mes të datave 3-5 maj të këtij viti në Junik në shtëpinë e tij, t’i shqiptohet masa e paraburgimit deri sa te merret një vendim i prerë nga gjykata. RrGK bën thirrje që i dyshuari pas vlerësimit të provave të marrë dënimin meritor konform peshës së veprës. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, theksohet se ‘Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet… ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë (5) vjet deri në 20 vjet burgim efektiv’”, thuhet në njoftim.

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur në Junik
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur në Junik

Në njoftim po ashtu thuhet se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mbi 70% të rasteve të dhunimeve seksuale viktima janë vajzat e mitura.

“Dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave dhe çdo lloj tjetër i dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet të luftohet nga e gjithë shoqëria dhe çdo ushtrues i dhunës duhet të marrë dënimet meritore nga organet kompetente. Po ashtu, bëjmë thirrje që gjatë punës me të miturën të ketë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme”.

Ndërkaq, RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori