Site icon Telegrafi

Rrëzohet një vinç ndërtimi në New York, lëndohen rëndë gjashtë persona

Gjashtë persona, përfshirë dy zjarrfikës, u plagosën pasi pjesa e sipërme e një vinçi ndërtimi mori flakë dhe u shemb në Avenue 10 në Manhattan, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit arritën në vendin e aksidentit pas raportimit se në kabinën e vinçit kishte rënë zjarr, për të parë rënien e vinçit të madh.

Nga kabina e vinçit dilte tym i madh, tregojnë video pamjet. Aksidenti ka ndodhur në zonën e rrugëve 10 dhe 11 dhe rrugëve 41 dhe 42 në lagjen e Manhatanit të New Yorkut, pranë kompleksit Hudson Yards.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga zona. Rrugët përreth janë të bllokuara dhe trafiku nëpër tunelin e afërt të Lincoln në New Jersey është i penguar.

Një punëtor në kabinën e vinçit u përpoq të shuante zjarrin, por nxehtësia shkriu kabllon që mban krahun e vinçit, duke shkaktuar rënien e tij.

Vinçi ndodhej në një ndërtesë 45-katëshe në ndërtim dhe transportonte 16 tonë beton në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version