LAJMI I FUNDIT:

Rrezatimet nga kompjuteri janë më të dëmshme për lëkurën

Rrezatimet nga kompjuteri janë më të dëmshme për lëkurën

Rrezatimet nga kompjuteri anë më të dëmshmet për lëkurën, sepse për kohë të gjatë qëndrojmë ulur para monitorit, i cili rrezaton më së shumti. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ta reduktojmë këtë lloj të rrezatimit të dëmshëm.

Përdorimi i laptopit ose monitorit LCD, gjithashtu nuk përjashton efektet negative të rrezatimit. Laptopët dhe monitorët LCD emitojnë rrezatim më të dobët se sa monitorët klasikë CRT. Megjithatë të gjithë monitorët emitojnë rrezatime, të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj dhe kanë ndikim në ndryshimin e dukjes suaj, duke tharë lëkurën tuaj dhe përshpejtuar plakjen e saj.

Një zgjidhje e mirë është që të përdorni PC-filtër. Ky produkt eliminon një pjesë të rrezatimeve të dëmshme të monitorit dhe ju mbron nga to. Gjithashtu, është mirë që ta vendosni shtëpizën e kompjuterit sa më larg trupit tuaj. Në atë mënyrë në një masë të dukshme do të reduktoni rrezatime që kanë ndikim në trupin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori