LAJMI I FUNDIT:

Rreth 60 nxënës dhe 70 mësimëdhënës të infektuar me COVID-19, 15 shkolla vazhdojnë mësimin online

Rreth 60 nxënës dhe 70 mësimëdhënës të infektuar me COVID-19, 15 shkolla vazhdojnë mësimin online
Foto: Ilustrim
-->

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, ka bërë që 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës (personel aktiv) të preken nga ky virus si dhe 15 shkolla të kalojnë në skenarin C, të mësimit online.

Diellza Kukaj, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri më tani shkollat janë duke i respektuar udhëzimet e MASh-it, të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

Sipas saj, komuna më e prekur sa i përket rasteve me COVID-19, në institucionet arsimore është Prishtina.

“Nga raporti i fundit i gjeneruar nga moduli për regjistrimin e rasteve me COVID-19 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 64 nxënës  dhe 70 mësimdhënës/personel aktiv me COVID-19. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH, MSH, dhe IKSHPK. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokolin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19”, ka thënë ajo.

Kukaj po ashtu theksoi se shkollat nuk do të mbyllen, por mësimi është duke u organizuar konform udhëzuesit të përgjithshëm  sipas tri skenarëve.

“Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus. Mësimi online dhe ai nga distancë janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B”, sqaroi ajo.

MASh: Mësimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, aktualisht nuk po planifikohet mësimi i përgjithshëm online
Lexo po ashtu MASh: Mësimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, aktualisht nuk po planifikohet mësimi i përgjithshëm online

Kukaj po ashtu tregoi se në cilat komuna është duke vazhduar mësimi online dhe në sa shkolla.

“Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsejt 15: Ferizaj 1 shkollë, Shtime 1, Prishtinë 6, Podujevë 1, Skenderaj 1, dhe Vushtrri 5 shkolla”, tha ndër të tjera, Diellza Kukaj.

Ministria e Shëndetësisë vendos sot për masat e reja anti-COVID-19
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë vendos sot për masat e reja anti-COVID-19

Ndryshe, rritja e numrit të rasteve do të mbledh sot Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim të Situatës Epidemiologjike rreth COVID-19, për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Siç është bërë e ditur, të premten nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga 1608 mostrat e testuara janë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit COVID-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti COVID-19 në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Lajme
Kalo në kategori