Site icon Telegrafi

Rreth 5 mijë familje janë dëmtuar nga vërshimet në Maqedoni

Rreth pesë mijë familje nga 12 zona të Shkupit janë dëmtuar nga moti i ligë të shtunën që kaloi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksoi sot Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari, ekipet eksperte janë në terren dhe po vlerësojnë dëmet, për të cilat ende nuk mund të thuhet sa do të jenë.

Sipas Jasharit, arsyeja për pasojat nga të reshurat e shiut nuk janë rrjeti i kanalizimit, sepse ato, theksoi ai, rregullisht pastrohen, jo vetëm nga Ministria për Bujqësi, por edhe nga Ministria për Mjedis dhe planifikim hapësinor.

‘Arsyet për dëmet nuk duhe të kërkohen në rrjetin kanalizues. Kanali përgjatë Gazi Babës drejt Araçinës është i pastër dhe pastrohet në vazhdimësi’, tha ndër të tjera Jashari.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 22 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni shkon në 22, gjendet kufoma e 11 vjeçarit
Exit mobile version