“Liria është e vetmja gjë që nuk mund ta keni, nëse nuk jeni të gatshëm ta ndani me të tjerët” (Ralph Epperson)
Si çdo individ, edhe familja, organizata, por edhe pushteti kanë një formulë. Ajo është e padukshme, por ekziston dhe pjesë e saj jemi ne njerëzit. Ajo formulë lejon shoqërinë të përqafojë të ardhmen, duke krijuar njëkohësisht harmoni mes anëtarëve të saj.
Nëse formula e një shoqërie është e shëndetshme, pjesëtari i asaj shoqërie nuk trembet nga dyshimet dhe keqpërdorimet. Ai e mirëpret çdo risi edhe mund të përballet me çfarëdo sfide. Një shoqëri e tillë ecë me idetë reale drejt aspiratave të saj dhe ka besim tek e ardhmja. Ky trup i fortë e i drejtë bën që çdokush të ndihet pjesë e një organizmi shoqëror, të ndihet përgjegjës për të mirën kolektive dhe të sakrifikojë edhe interesin personal për të.
Për fat të keq, ne e kemi humbur besimin për të ardhmen. Njerëzit janë shndërruar në mosbesues, mospranues ndaj ideve të reja. Ata nuk marrin përsipër rreziqet.
Ne kemi humbur besimin edhe te komuniteti, në të njëjtën kohë edhe ndjesinë se jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin. Çdo njeri mendon për vete. Ata që janë përgjegjës nuk mbajnë përgjegjësi për shoqërinë. “Kujdestarët” tanë nuk kanë arritur të veprojnë në interes të shoqërisë. Ata nuk janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi për segmente kyçe të shoqërisë, si: shërbimet bankare, shërbimet mjekësore, “shërbimet” politike, akademike, tregtare… Ne po shohim çdo ditë individë që po dështojnë njëri pas tjetrit në mbrojtjen e shoqërisë.
Në shoqërinë tonë pothuajse asnjë nuk është i kënaqur me atë që ka. Të gjithë mendojnë se nuk kanë sa duhet. Kjo dukuri na detyron të merremi vetëm me vetveten duke e braktisur kështu rolin e arsyes të shoqërisë. Ne si shoqëri jemi ende në pritje të një personi apo të një dukurie magjike që do të sjell ndryshimin. Në këtë kohë, nuk është individi ai që po vuan, por po vuan tërë shoqëria. Të gjithë synojmë siguri, asnjë nuk pranon përgjegjësi. Kryefjala e ditës është varfëria dhe siguria.
Thirrja e brendshme është fuqia lëvizëse që i jep jetë një shoqërie dhe që e lejon atë të lëviz me kurajë drejtë së ardhmes. Dikur ideja e jonë për liri ishte aq e fortë, ndërsa tash pas pesëmbëdhjetë vitesh lirie të hidhur, ajo është zbehur si pasojë e ngecjes ekonomike e cila ka prodhuar varfëri gati në kufij ekstrem. Nevoja (evolucioni) kërkon që të japim më të mirën nga vetvetja, jo sepse ndonjë ngjarje e jashtme na detyron të bëjmë këtë, por sepse ne zgjedhim vullnetarë që të veprojnë kështu. Vullneti i lirë duhet të burojë fillimisht nga individi.
Fuqia madhore ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë pjesë thelbësore e shoqërive të suksesshme. Liria tani kërkon që kjo fuqi të shfaqet brenda sistemit, por nëpërmjet individit. Organizimi tradicional po e humb ndikimin për shkak të korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative që janë bërë simbiozë me çdo segment të qeverisjes. Ne do të vazhdojmë të jemi një shoqëri ku mungon besimi dhe qëllimi, për sa kohë që nuk fuqizohen ekipe të “shëndetshme” të cilat do t’i zëvendësonin individët/liderët.
Para lufte nevojitej revolucion për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Tash lufta është zhvendosur në një rrafsh tjetër. Kjo luftë ndodhet brenda nesh, duke vendosur sistemin e besimit kundër njëri-tjetrit. Ne nuk duhet ta luftojmë këtë “armik të brendshëm”, por me punën tonë duhet ta bëjmë aleatë, pa qenë e nevojshme të sakrifikojmë lirinë tonë.
Nëse shikojmë me vëmendje debatet, diskutimet publike në shoqërinë tonë, do të kuptojmë se idetë e reja nuk merren aspak në konsideratë. Gjithçka po sillet në një rreth vicioz, duke i mbyllur kështu dyert e ndryshimeve të domosdoshme, ndryshime këto që do ta shpëtonin shoqërinë tonë nga përplasja në humnerë. Për fat të keq ky rreth vicioz po rrezikon t’i përpijë edhe ato përpjekje të vogla për ndryshim. E, në pritje të ndryshimeve pozitive vuajtjet po shtohen, kriza po thellohet, shpresat po veniten bashkë me atë dritën simbolike në fund të tunelit.
Definitivisht, është koha e fundit që të bëhen ndryshime për së mbari, përndryshe do të përfundojmë në greminë si shoqëri, duke e humbur kështu shansin historik të konsolidimit si shtet me plotëkuptim të fjalës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?