LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e rishikuara të Speciales në përputhje me Kushtetutën

Rregullat e rishikuara të Speciales në përputhje me Kushtetutën

Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Pauwr-Ford, shqiptoi sot aktvendimin e Gjykatës mbi referimin e rregullave të rishikuara të Rregullores së procedurës dhe të provave, ku Gjykata vlerësoi njëzëri se rregullat e rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate për media, Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, më 26 prill të këtij viti, kjo dhomë konstatoi se nëntë rregulla të rregullores së procedurës dhe të provave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës dhe për një rregull tjetër nuk mund të nxirrte konstatim mbi përputhshmërinë, raporton KP.

“Pas këtij vendimi, gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të mbledhur në seancë plenare miratuan Rregullat e Rishikuara, më 31 maj 2017, Rregullat e Rishikuara iu referuan Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), tre gjykatësit kushtetues në përbërje të panelit të Gjykatës Kushtetuese kishin 30 ditë për shqyrtimin e Rregullave të Rishikuara. Në Aktvendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se Referimi ishte i pranueshëm. Ajo kujtoi se sipas Ligjit, Dhomat e Specializuara duhet të gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas shqyrtimit të Rregullave të Rishikuara të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se ato ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori