Ajo është një nga zonjat më të famshme në botën e artit.
Aktorja, fituesja e Oscarit, fituesja e çmimeve të shumta, Meryl Streep kurrë nuk ka folur rreth jetës private. Ajo ka mbajtur për vite të tëra trishtimin që kishte thellë në shpirt, ndërsa kohët e fundit ka vendosur të flas për vuajtjet nëpër të cilat kishte kaluar.
Jeta nuk ishte aspak e lehtë për aktoren hollivudiane, ku u sulmua dy herë dhe një herë kriminelët e rrahën atë aq shumë, saqë ishte shtirur si e vdekur për mos ta rrahur.
“Unë u sulmova në rrugët e Nju Jorkut një herë. U shtira si e vdekur që mos të më rrahin. Prej rrahjeve të mëdha më dukej sikur isha rrëzuar prej ndonjë lartësi njëzet metrash”, tha Meryl, e cila ishte në prag të vdekjes pas sulmit.
Sidoqoftë, nuk kishte fundi i incidenteve. Një mbrëmje, ajo ishte në shoqëri me një mik të mirë dhe këtë ngjarje pothuajse e dinë të gjithë.
“Unë u sulmova dhe u rraha së bashku me një person të afërt timin. U çmenda dhe fillova ta godisja një sulmues. Me mua ishte edhe Cher. I larguam disa sulmuesit, kjo ishte një mrekulli”, tha Streep gjatë ndarjes së çmimeve për gazetari hulumtuese.
Megjithatë, ndoshta historia më e bukur dhe në të njëjtën kohë më tragjike është dashuria e jetës së saj, John Kazale, në të cilin ajo ra në dashuri katër dekada më parë.
Johni ishte 14 vjet më i vjetër se aktorja, e cila u zhvendos në Los Angeles në momentin e parë kur u takuan në vitin 1976.
“Asnjëherë nuk kam takuar një njeri të tillë. Ai ishte unik, shumë simpatik dhe kurreshtar”, pohoi ajo.
Edhe pse i pëlqente shumë, çifti nuk mund të bënte asgjë kur në vitin 1977 John mësoi se vuante nga kanceri i mushkërive. Në ato momente, Meril u ul në zyrën e doktorit dhe vetëm shikonte të dashurin dhe papritmas u ngrit në këmbë dhe e pyeti “Ku do të shkojmë darkë sonte?”.
Ky ishte fillimi i një lufte të re të saj, e cila zgjati deri në vdekjen e aktorit, i cili kur mësoi se ishte i sëmurë, menjëherë anuloi të gjitha projektet filmike ndërsa Meryli filloi të punonte me kohë të plotë dhe më shumë se më parë.
“I dashuri im është seriozisht i sëmurë dhe herë pas here shkon në spital, sikur tani. Ata kujdesen shumë për të dhe po bëj çmos që të mos e shqetësoj. Vazhdimisht merakosem dhe pretendoj se jam e guximshme, e cila gjë mentalisht, fizikisht dhe emocionalisht më shteron më shumë se çdo gjë në jetën time”, shkruante në një letër të cilën ajo i dërgoi profesorit të saj të dramës në Universitetin “Yale”.
Johni u pranua në spital në fillim të marsit dhe më 12 mars, mjekët i komunikuan Merilit vdekjen e të dashurit. Ajo e mbajti në krahët e saj dhe kështu një dashuri e madhe u zhduk.
Merrill, pas kësaj humbje, e kishte shumë të vështirë ta rimarrë veten ndërsa më pas u martua me një zbulues talentesh të futbollit amerikan, Don Garner, me të cilin jeton sot dhe ka katër fëmijë. /Telegrafi/