LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare

Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare

Maksym Musienko, 26-vjeç, ishte gjatë të hënës në punë në një dyqan të pajisjeve elektronike në qendrën tregtare në Kremenchuk, duke ndihmuar blerësit të përzgjedhin sistemet më të mira të klimatizimit për të luftuar të nxehtin “afrikan” që e ka goditur Ukrainën.

Musienko thotë se në dyqanin e tij në atë kohë ishin rreth 100 blerës, të cilët as që e dinin se çfarë do të pasojë, transmeton Telegrafi.


“Po punonim. Ka pasur shumë njerëz në dyqan, por më pas nuk mbajë në mend asgjë”, shtoi Musienko.

Në orën 16:00, raketa ruse goditi qendrën tregtare në qendër të qytetit.

Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën të paktën 18 civilë, e 59 tjerë janë lënduar, shkruan BBC.

“Qendra tregtare nuk është vend i rrezikshëm për rusët. Menduam se jemi larg vijës të frontit”, tha ndër tjera Maksym, i cili ka pësuar lëndim në tru dhe ka gërvishtje të shumta.

Gruaja e tij Victoria qëndron pranë tij në spital. Në fakt festuan përvjetorin dhe javën e ardhshme edhe ditëlindjen e saj.

Ajo ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi dhe menjëherë i telefonoi bashkëshorti, nga frika se mund ta ketë pësuar me jetë.

“U lajmëruar dhe më tha se është në mes të zjarrit”, shtoi ajo duke theksuar se fqinjët e kanë ndihmuar që të arrijë sa më parë në qendrën tregtare.

Në dhomën pranë asaj të tij, qëndron burri i prezantuar si Mikhola i cili kujton momentin kur është zgjuar dhe gjeti vetën nën rrënoja pranë gruas.

Zelensky: Sulmi rus në qendrën tregtare, është një nga sulmet terroriste më sfiduese në historinë evropiane
Lexo po ashtu Zelensky: Sulmi rus në qendrën tregtare, është një nga sulmet terroriste më sfiduese në historinë evropiane

“Tentuam të dalim. I ndihmova gruas dhe një vajze. Kam parë njerëz të shtrirë, disa prej tyre nuk reagonin fare. Kishte zjarr kudo, e unë ecja nëpër xhama”, shtoi ai.

Edhe gruaja e tij është gjithashtu në spital dhe po trajtohet.

“Nuk kam menduar se do të ndodhë kjo. Mendoja se po tentojnë të na shkatërrojnë infrastrukturën, por kurrë nuk mendova se do ta godasin qendrën tregtare. Aty kishte gra e fëmijë dhe konsiderohej vend i sigurt”, tha ndër tjera Mikhola.

Ai vend i sigurt tani është vetëm rrënoja. Ekipet e shpëtimit janë akoma në vendin e ngjarjes. Lokacioni i qendrës tregtare është në pjesën më të frekuentuar të qytetit – e rreth saj jetojnë 36 mijë njerëz në një rreze prej 2 kilometra.

Pas bombardimit të qendrës tregtare në Ukrainë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit
Lexo po ashtu Pas bombardimit të qendrës tregtare në Ukrainë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit

Kjo qendër ka pasur restorante, dyqane që shisnin mallra të ndryshme, nga rrobat e deri te stolitë e arit.

Një banor i Kremenchukut, Misha, thotë se ka qenë në qendrën tregtare disa herë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Ishte një qendër e madhe tregtare që mbyllej gjatë sulmeve ajrore.

“Atje gjithmonë ka pasur shumë njerëz”, shtoi Misha. /Telegrafi/