LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ruses, babi i të cilës është ftuar për mobilizim: Vuan nga kanceri në lëkurë, nuk sheh me njërin sy dhe nuk dëgjon mirë

Rrëfimi i ruses, babi i të cilës është ftuar për mobilizim: Vuan nga kanceri në lëkurë, nuk sheh me njërin sy dhe nuk dëgjon mirë

Rusia në kuadër të mobilizimit të pjesshëm ka rekrutuar kirurgun 59-vjeç, i diagnostifikuar me kancer në lëkurë dhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Atë e kanë vënë në krye të personelit ushtarak me bagazh medicinal – dhe për dy javë pritet të dërgohet në Ukrainë, pretendon e bija e tij për Novaja Gazeta.


Viktor Dyachok, është shef i kirurgjisë në spitalin e Asbestit, qytet ky në rajonin rus Sverdlovsk, e siç pretendon e bija e tij Polina, gjatë 22 shtatorit ai është ftuar për mobilizim, duke e detyruar të japë dorëheqje nga posti dhe të paraqitet në qendrën e rekrutimit.

Kështu edhe veproi, duke menduar se bazuar në gjendjen e tij shëndetësore do të lirohet, por ai u dërgua menjëherë në kampin ushtarak për t’u stërvitur.

Dyachok është rezervist dhe ish-mjek i ushtrisë, që i përshtatet kërkesave për mobilizim të pjesshëm, por sipas ligjeve ruse ata që kanë probleme shëndetësore, duhet të lirohen.

E këtë fakt e kanë injoruar autoritetet ushtarake. Ai përveç se vuan nga kanceri në lëkurë, atë e preokupojnë edhe problemet e tjera shëndetësore siç janë gurët në veshkë, nuk sheh me njërin sy, e pa syze nuk mund të sheh as me tjetrin.

Ka probleme edhe me dëgjim, kurse e bija e tij ka theksuar se nuk e ka kundërshtuar rekrutimin e babait, i cili edhe tre muaj mbush 60 vjet.

Ai është dërguar në kampin ushtarak në Volgograd, ku është emëruar në krye të ekipit të mjekëve ushtarak. Gjatë dy javëve të ardhshme do të kompletohet ekipi i tij dhe do të niset për në territoret e okupuara të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori