LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i policit ukrainas që humbi tërë familjen nga granatimi i forcave ruse

Rrëfimi i policit ukrainas që humbi tërë familjen nga granatimi i forcave ruse

“Në fillim, nuk mund ta shihja dëmin e shkaktuar në shtëpinë e Ivan Simorovit, e cila ndodhet në qytetin ukrainas të Borodyanka afër Kievit. Pastaj e kuptova arsyen që nuk pashë ndonjë gjë, pasi aty nuk kishte mbetur ndonjë shenjë që mund ti ngjasonte ndonjë shtëpie”, pohon gazetari James Waterhouse, i cili e intervistoi Ivanin.

“Ishte 26 shkurti, ishim duke biseduar në stacionin policor, kur papritmas dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”, shton ai duke e rikujtuar momentin kritik.

Agresioni rus në Ukrainë kishte vetëm dy ditë që kishte filluar gjersa rusët kishin nën shënjestra të gjitha qytetet dhe fshatrat që ndodheshin afër objektivit kryesor, Kievit, raporton bbc.

“Toka filloi të dridhej, dhe unë menjëherë kapa telefonin dhe fillova t’i thërras të gjithë familjarët e afërt, gruan time, vëllain, babanë, nënën e gjyshen – asnjëri nuk përgjigjej. E kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”, deklaroi Ivani, transmeton Telegrafi.

Ai i dëgjoi shpërthimet që u shkaktuan nga granatimet që veçse kishin filluar dhe e dinte se diçka kishte ndodhur. Megjithatë, nuk ia priste mendja se ishte goditur shtëpia e tij. U nis me veturë tek shtëpia e tij e cila ndodhej në Rrugën Tsentralna bashkë me shefin e policisë dhe disa kolegë tjerë, ku edhe ai e pa tragjedinë që kishte ndodhur.

“Horror. Luftë. Ishte e frikshme dhe e vështirë për tu kuptuar ajo se çfarë pash në atë moment. Shpresoja se kishin shpëtuar, ndoshta ishin fshehur në bodrum”, ishte përgjigja e Ivanit në pyetjen se si ndihej në momentin tragjik, shkruan gazetari.

Ivani humbi gruan, babanë, nënën, vëllain, gjyshen, dhe pas disa ditësh humbi edhe vajzën e tij, Polina, e cila nuk kishte arritur që t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori