LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pjesëtarëve të Wagnerit rus që u zënë rob nga ukrainasit: Nuk e kemi ditur për luftën, na thanë se do të luftojmë kundër të huajve

Rrëfimi i pjesëtarëve të Wagnerit rus që u zënë rob nga ukrainasit: Nuk e kemi ditur për luftën, na thanë se do të luftojmë kundër të huajve

Beteja për qytetin ukrainas Bakhmut, ka qenë skenë e luftimeve më të ashpra në luftën e Rusisë kundër Ukrainës për muaj të tërë.

Forcat ruse atje përbëheshin kryesisht nga grupi paraushtarak Wagner, një grup mercenar i përforcuar me të burgosur nga kolonitë famëkeqe të Rusisë, transmeton Telegrafi.

CBS News u takua me dy nga ata mercenarë, ose të burgosur, burra që u kapën në lindje të Ukrainës, dhe tani mbahen nga inteligjenca ushtarake ukrainase.

Njëri prej tyre, Sergei, po vuante pothuajse gjysmën e një dënimi 19-vjeçar për vrasje, kur shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, vizitoi burgjet dhe u tha të dënuarve: “Shërbeni gjashtë muaj në vijën e parë për Rusinë, dhe më pas mundeni të dilni të lirë”.

“Më është dashur të largohem nga burgu në një mënyrë ose në një tjetër. Dhjetë vjet është një kohë e gjatë”, tha Sergei për CBS News.

Artileria ukrainase godet tankun rus, ushtari i Vladimir Putinit i përfshirë nga zjarri shihet duke vrapuar
Lexo po ashtu Artileria ukrainase godet tankun rus, ushtari i Vladimir Putinit i përfshirë nga zjarri shihet duke vrapuar

Ai pranoi ofertën e Prigozhinit dhe zgjodhi të luftonte në vijën e parë në këmbim të lirisë dhe parave. Pothuajse i vetëdijshëm se lufta ishte ndezur në Ukrainë, thotë ai, Sergeit iu tha se do të luftonte me të huajt atje.

“Mercenarë amerikanë, mercenarë polakë, francezë… na thanë se ishin nazistë”, tha ai.

Vlad, pjesëtari i dytë i Wagnerit, kishte vuajtur tashmë dy vjet nga dënimi i tij tre-vjeçar për sulm, por premtimi për lirim të parakohshëm, dosje e shlyer dhe një pagë prej 3,500 dollarëve, rezultuan joshëse.

Pas vetëm dy javësh stërvitje, tha ai, u dërgua për të luftuar tanket ukrainase vetëm me një mitraloz.

“Vëllezërit tanë u vranë në një numër të madh. Kishte male me trupa”, theksoi ai.

Prigozhini u filmua së fundmi duke ekzaminuar disa prej këtyre trupave, të grumbulluar në një morg të improvizuar pranë vijës së frontit. Destinacioni përfundimtar i luftëtarëve të rënë është një varrezë e veçantë e Wagner në Rusi, tashmë e mbushur me varre të sapo gërmuara.

Brenda fabrikës së municioneve në Pensilvani, aty ku prodhohen predha artilerie për Ukrainën – punon 24 orë në ditë dhe prodhon 11 mijë sosh në muaj
Lexo po ashtu Brenda fabrikës së municioneve në Pensilvani, aty ku prodhohen predha artilerie për Ukrainën – punon 24 orë në ditë dhe prodhon 11 mijë sosh në muaj

Vlad tha se disa rekrutë të rinj refuzojnë të luftojnë, pasi shohin se çfarë po ndodh në front, por atëherë kjo nuk është më një opsion.

“Thjesht të vrasin, kaq. Nëse nuk je dakord me urdhrin, thjesht vritesh”, shtoi ai.

Ai i tha CBS News se i pa nga dora e parë. “Një nga luftëtarët ishte shumë i frikësuar për të luftuar. E detyruan të gërmonte varrin e tij dhe e qëlluan”, tha ai.

Vlad pretendon se ka parë tre shokë të ekzekutuar me plumba në kokë, por këmbëngul se ai nuk ishte i përfshirë: “Ka njerëz të trajnuar posaçërisht për këtë, një grup sigurie që do t’ju bëjë gjithçka”.

Të dy Wagnerët tani pretendojnë se janë mashtruar dhe dërguar në vijën e parë.

Zelensky thotë se Rusia “po hedh më shumë trupa në betejë” ndërsa Ukraina po përgatitet për një sulm të madh
Lexo po ashtu Zelensky thotë se Rusia “po hedh më shumë trupa në betejë” ndërsa Ukraina po përgatitet për një sulm të madh

“Gjithçka që na thanë ishin gënjeshtra të pastra. Ukrainasit nuk donin të na vrisnin – ne erdhëm në Ukrainë për t’i vrarë”, tha Sergei.

Ata këmbëngulin se nuk kanë kryer krime lufte dhe se të dy nëse mund ta kthenin kohën pas, do të zgjidhnin brutalitetin e një qelie burgu rus në vend të masakrës në fushëbetejën ukrainase.

Edhe pse treguan gjithçka për terrorin që Wagner bëri gjatë luftës, CBS shkruan se ata nuk shfaqën asnjë emocion në atë dhomë të ftohtë dhe të errët. Kur Vlad u pyet se si ndihej për gjithçka që kishte parë dhe përjetuar, përgjigja e tij ishte rrëqethëse. “Sinqerisht,” tha ai, “asgjë!” /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori