LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i jashtëzakonshëm nga Meritan Shabani: Kalimi te Wolves, lëndimi i rëndë në ligamente, e ardhmja në Angli si dhe klubi që e donte shumë dhe ia mohoi Bayerni

Rrëfimi i jashtëzakonshëm nga Meritan Shabani: Kalimi te Wolves, lëndimi i rëndë në ligamente, e ardhmja në Angli si dhe klubi që e donte shumë dhe ia mohoi Bayerni

Meritan Shabani është konsideruar si njëri nga lojtarët më të mëdhenj në futbollin gjerman.

Mesfushori nga Kosova kishte luajtur disa ndeshje edhe për ekipin e parë të Bayernit dhe vlerësohej lartë në Gjermani.

Por në verën e verën e vitit 2019 ai vendosi të ndryshoj skuadër për të kaluar në Angli tek Wolverhampton Wanderers.

Klubi anglez pagoi 1,5 milionë euro për transferimin e kosovarit, por ai nuk e nisi si është më së miri aventurën në Angli.

Pasi luajti disa ndeshja me ekipin rezervë, në debutim me skuadrën e parë të Wolves, Shabani u lëndua rëndë dhe mbeti jashtë fushave për gjashtë muaj.

Në një intervistë për Transfermarkt, Shabani ka treguar për vuajtjet që pati pasi u lëndua në ligamente.

“Pas transferimit tim, më duhej pak kohë për t’u futur në ekipin e parë dhe fillimisht ia nisa me ekipin e dytë”.

“Kur fillova të futem në formë dhe morra hapësira në ekipin e parë, dhjetë minuta pasi u inkuadrova në lojë ndaj Reading, gjuri im u bllokua dhe pësova atë lëndim të tmerrshëm”, tha fillimisht Shabani.

Mesfushori kosovar tregon edhe për vuajtjet që ndjeu gjatë gjashtë muajve sa qëndroi jashtë fushave.

“Për shkak të lëndimit, unë kam qenë jashtë fushave për gjashtë muaj. Ishte e tmerrshme në fillim, pasi këputja ligamentin e kryqit. u ndjeva sikur e gjithë bota kishte përfunduar”.

“Ndihesha shumë keq, mendërisht. Ishte jashtëzakonisht sfiduese të qëndroja pozitiv dhe të mbetem i motivuar, kur e di që do të jesh jashtë për shumë muaj”, deklaroi Shabani.

Ky lëndim e ka përforcuar edhe më shumë Shabanin, i cili tani ndihet mirë dhe në formë.

“Kjo përvojë ma ka forcuar në mentalitet, por edhe kokën. Tani jam më se i lumtur që jam përsëri në fushë. Unë jam rikthyer që dy muaj, por jo akoma në 100 për qind. Kjo do edhe disa javë kohë për tu rikthyer në formën më të mirë”, vazhdoi tutje Shabani.

21-vjeçari tani ka luajtur katër ndeshje me ekipin rezervë të Wolves dhe një tjetër në kuadër të EFL Cup me skuadrën e parë.

Ai duket në formë, por duhet edhe disa javë që ta kap formën më të mirë të tij.

Gjithsesi lojtari tregon pse vendosi të largohej nga Bayerni për t’iu bashkua skuadrës angleze.

“Ishte shumë e vështirë për të depërtuar te Bayerni. Mundësi kam pasur, por ka qenë e vështirë”.

“Kam pasur javë të mira që kam stërvitur mirë, por kur vinte ndeshja ishte e vështirë të luaja”.

“Gjithsesi Wolves tregoi interesim të madh për mua dhe në fund vendosa të ndërrojë skuadër dhe shtet”, deklaroi mesfushori kosovar.

Tutje Shabani ka zbuluar edhe një gjë interesante që ishte shumë afër transferimit te Ajax, me gjigantin holandez që e shihnin atë si pasardhësin e Frenkie de Jong.

“Ndodhi gjithçka shpejt dhe përfundoi relativisht shpejt. Ajax më donte shumë si pasardhës të De Jong. Ata vërtet më donin, por në fund nuk u bë i mundur transferimi”.

“Do të kishte qenë një hap shumë i mirë për mua dhe ishte diçka që vërtet doja ta bëja për t’iu bashkuar atyre, por Bayerni nuk më lejoi t’i bashkohem si huazim”, tha mesfushori shqiptar.

Krejt në fund, Shabani tha se ka pasur disa kërkesa për huazim, por Wolves nuk e lejoi atë të largohet.

“Është e vërtet që kishte disa skuadra që donin huazimin tim, por Wolves i hodhi të gjitha ofertat poshtë. Klubi vendosi të më mbajë dhe unë dua ta shpaguaj besimin duke luajtur”, tha ndër të tjera Shabani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori